Bota

Një letër mbërrin në zyrën e Biden, kërkesë për t'u angazhuar për situatën në Kosovë

Letra përmend edhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në muajin mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

28 Qershor 2023, 10:37 Nga a.l
Një letër mbërrin në zyrën e Biden, kërkesë
Joe Biden

SHBA- Një letër ka mbërritur në zyrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ku kërkohet angazhimi i tij në situatën e tensioneve Kosovë-Serbi. Letra e nënshkruar nga 8 senatorë demokratë dhe republikanë inkurajon presidentin që të ushtrojë presion diplomatik, për t’i dhënë fund krizës aktuale.

Po ashtu kërkohet që Biden të shqyrtojë shitjet ushtarake, nëse dy palët nuk angazhohen për propozimin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës. Letra përmend edhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në muajin mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut. Por, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se këto takime nuk sollën rezultate. Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

joe biden

Sondazh

Poll