Bota

SHBA përshkallëzon 'luftën' teknologjike ndaj Kinës, planifikohen më shumë kufizime

Drejtori i Përgjithshëm i ASML Holding NV, një prodhues holandez i çipave që ka një monopol mbi makineritë e litografisë ekstreme ultraviolet (EUV) që prodhojnë çipat, deklaroi në janar se kufizimet e eksportit të udhëhequra nga SHBA kundër Pekinit mund ta bëjnë Kinën të zhvillojë teknologjinë e saj vendase të prodhimit të çipave duke hequr dorë nga importet.

28 Qershor 2023, 09:12 Nga a.l
SHBA përshkallëzon 'luftën' teknologjike ndaj
Mikroçip

SHBA- Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vendosjen e më shumë kufizimeve në eksportet e çipave në Kinë, duke pretenduar shqetësime mbi mundësinë e përdorimit të tij në industrinë ushtarake dhe kibernetike.

Kompanitë gjigante amerikane të IT, si Nvidia dhe Advanced Micro Devices (AMD) mes prodhuesve të tjerë të çipave, do të ndalohen të eksportojnë teknologji gjysmëpërçuese në Kinë dhe vende të tjera të konsideruara nga SHBA si kërcënime sigurie, shkruajnë mediat e huaja. 

Drejtori i Përgjithshëm i ASML Holding NV, një prodhues holandez i çipave që ka një monopol mbi makineritë e litografisë ekstreme ultraviolet (EUV) që prodhojnë çipat, deklaroi në janar se kufizimet e eksportit të udhëhequra nga SHBA kundër Pekinit mund ta bëjnë Kinën të zhvillojë teknologjinë e saj vendase të prodhimit të çipave duke hequr dorë nga importet.

shba

Sondazh

Poll