Bota

Kurti takon sot tre policët që u rrëmbyen në Veri

Në momentin e lirimit të tyre, kryeminstri ishte në Londër, teksa ka përshëndetur lirimin e tyre.

28 Qershor 2023, 08:55 Nga a.l
Kurti takon sot tre policët që u rrëmbyen në Veri
3 policët

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët që u rrëmbyen në veri të vendit. Tre policët u rrëmbyen ditën e 14 qershorit, ndërsa u liruan gjatë ditës së djeshme. Në momentin e lirimit të tyre, kryeminstri ishte në Londër, teksa ka përshëndetur lirimin e tyre.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushtarake e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje", tha Kurti në njoftimin e tij.

Dje Kurti ka përfunduar vizitën e tij të tretë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. 

albin kurti

Sondazh

Poll