Bota

U trafikuan dhe u mbajtën peng për të punuar në kazino, Filipinet shpëtojnë mbi 1000 viktima aziatike

Shqetësimi ndërkombëtar është rritur për mashtrimet e internetit në rajonin e Azisë-Paqësorit me personel nga njerëz të trafikuar dhe të mbajtur peng të cilët punojnë për të promovuar investime false për kripto.

28 Qershor 2023, 08:26 Nga a.l
U trafikuan dhe u mbajtën peng për të punuar në kazino,
Filipine

FILIPINE- Policia e Filipineve njoftoi se ka shpëtuar më shumë se 1000 njerëz që dyshohet se ishin trafikuar për të punuar për një kazino online në Manila. Viktimat kineze, vietnameze, nga Singapori dhe Malajzia ishin mes atyre që u gjetën kur policia bastisi ndërtesat në kryeqytet të hënën mbrëma.

Më shumë se 2,700 njerëz u arrestuan gjatë bastisjeve - mbi 1,500 ishin filipinas. Shqetësimi ndërkombëtar është rritur për mashtrimet e internetit në rajonin e Azisë-Paqësorit me personel nga njerëz të trafikuar dhe të mbajtur peng të cilët punojnë për të promovuar investime false për kripto, shkruajnë mediat e huaja. 

Shumë prej tyre u detyruan të punonin me turne 12-orëshe çdo ditë për 24,000 pesos (433 dollarë amerikanë) në muaj dhe u penguan të largoheshin nga kompleksi.  Sabino e përshkroi atë si bastisjen më të madhe kundër trafikimit në Filipine. 

filipine

Sondazh

Poll