Bota

“Vidovdan” mbledh serbët në Graçanicë, bllokohen disa rrugë

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliç.

28 Qershor 2023, 08:16 Nga a.l
“Vidovdan” mbledh serbët në Graçanicë,
Protestë në Graçanicë

KOSOVË- Ka nisur tubimi i të gjithë serbëve në komunën e Graçanicës. Dita e 'Vidovdanit' shënohet nga serbët çdo vit në 28 qershor. 'Vidovdani' do të organizohet nga Kisha Ortodokse. Megjithatë, këtë vit në një tjetër vendodhje. 

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliç.

Manifestimi ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit dhe për këtë do të angazhohet Policia e Kosovës. Qytetarë serb të ndryshëm nga vende nga Kosova por edhe vendet fqinje tashmë kanë nisur që të mblidhen për këtë festë. 4 autobusë me targa nga Beogradi tashmë kanë zbarkuar në Graçanicë. 

graçanice

Sondazh

Poll