Bota

Krim i tmerrshëm në New York, babai vret vajzën e tij 3-javëshe me hark

Nga sulmi vrasës u plagos edhe nëna e foshnjës e cila e mbante në krahë

28 Qershor 2023, 08:08 Nga A.B
Krim i tmerrshëm në New York, babai vret vajzën e tij
Autori

SHBA-26-vjeçari Patrick Prudfrith nga New York akuzohet për vrasje pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 3 javëshe me hark, ndërsa është plagosur edhe nëna e fëmijës, e cila e mbante në krahë.

Vrasja e paimagjinueshme u zbulua kur Policia mori një telefonatë se nëna dhe fëmija ishin plagosur. Shigjeta nga harku i gjuajtur nga 26-vjeçari, me histori të dhunës në familje, ka goditur foshnjën në pjesën e sipërme të bustit dhe ka dalë nga sqetulla, duke shkaktuar dëmtime të nënës së tij në gjoks. Ajo që është edhe më rrëqethëse është se 26-vjeçari dyshohet se ka shkëputur telefonin për të mos lejuar që gruaja e tij e plagosur të informojë autoritetet.

Ai vetë, një javë para incidentit tragjik, kishte shkruar në postimin e tij në Facebook se “stili” i tij ishte “të mbronte familjen dhe miqtë me çdo kusht”.

Ekipet e shpëtimit që mbërritën në shtëpinë ku ndodhi sulmi vrasës u përpoqën të shpëtonin foshnjën, por pa sukses.

Pas atentatit, 26-vjeçari ka tentuar të arratiset me makinën e tij, e cila është pikasur nga policia në një pyll pak larg shtëpisë, pasi ka ngecur në baltë.

“Është një nga krimet më të pakuptueshme që është kryer nga sa mbaj mend. Është një rast tragjik që na kujton në mënyrën më të ashpër se dhuna në familje është këtu”, tha një zëdhënës i policisë, me motivin e sulmuesit 26-vjeçar ende të paqartë.

patric prudfrith shba

Sondazh

Poll