Bota

I doli në krah Serbisë/ Eurodeputeti austriak 'vë me shpatulla pas murit' Lajçak, shtohen zërat për dorëheqjen e tij

Thelbi i gjithë diskutimit të eurodeputetit, ishte që Lajçak duhet të japë dorëheqjen, teksa kritikoi raportin e paraqitur nga Lajçak lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

28 Qershor 2023, 07:52 Nga a.l
I doli në krah Serbisë/ Eurodeputeti austriak 'vë me
PE

KOSOVË- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka kritikuar të Dërguarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak në Komitetin e Parlamentit European mbi Politikën e Jashtme. Ai ngriti pikëpyetje për qëndrimin mbrojtës të Lajçakut ndaj Serbisë kundër Kosovës dhe dëmin që ai i ka bërë besueshmërisë së Dialogut ndërmjet dy vendeve. Thelbi i gjithë diskutimit të eurodeputetit, ishte që Lajçak duhet të japë dorëheqjen, teksa kritikoi raportin e paraqitur nga ai lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Unë pyes, - iu drejtua eurodeputeti Waitz, - si e konsideroni ju një marrëveshje që nuk u firmos me sukses nga të dyja palët?! Ku realisht shihni ju sukses në punën tuaj në katër vitet e fundit? Dhe gjithashtu në prezantimin tuaj ju nënvizuat se politika e ndjekur nga kryeministri i Kosovës për zgjedhjet e kryetarëve të komunave ishte provokim, një gabim i madh politik, por edhe zhgënjimi pasi pala kosovare është në anën e mirë të historisë ndërsa i gjithë agresioni që ishte nga Serbia është lënë jashtë. Në komunikimin tonë po duket sikur agresioni erdhi nga Kosova, ndërsa atë e organizoi Serbia, mercenarët erdhën nga Serbia dhe sulmuan KFOR-in. Dhunuesi është gjithmonë dhunues. Ti nuk mund të thuash që ata më provokuan mua! Unë isha duke dhunuar dhe sulmuar ushtarët e KFOR-it! Kështu që ne vërtet dhamë një përshtypje të keqe me mbrojtjen e dhunuesve, ndërsa sulmojmë viktimat e agresionit, edhe nëse mendojmë se disa lëvizje politike ishin të gabuara. Kjo është duke e minuar kredibilitetin tonë në rajon. Dhe unë s’e kuptoj, ju gjithashtu shtroni të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës, që duhet të bëjë, kurse ndaj Serbisë nuk thoni një pikë të vetme çfarë duhet të lëshojë. Dhe gjithë ato deklarata për orientimin rus të Serbisë, vazhdimin e agresionit, çfarë sinjali mendoni se i jepni atyre qindra mijë protestuesve që janë ngritur kundër regjimit të Vuçiçit?! Jeni duke i shkurajuar? Unë personalisht do t’ju pyetja ju për rolin tuaj në këtë", shkruan ai. 

Parlamenti Europian kishte njoftuar zyrtarisht se të martën, eurodeputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme do të diskutonin zhvillimet e fundit me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë.

thomas waitz

Sondazh

Poll