Bota

Situata në Ukrainë, Rutte: Plani i Putin po dështon. Nauseda: Plane të reja mbrojtëse janë thelbësore

Gjatë një konference për mediat në Bruksel, Rutte është shprehur se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë fort për sigurinë në Evropë.   Gjatë një konference për mediat në Bruksel, Rutte është shprehur se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë fort për sigurinë në Evropë.  

27 Qershor 2023, 21:29 Nga I.A
Situata në Ukrainë, Rutte: Plani i Putin po
Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka deklaruar se plani i presidentit rus Vladimir Putin po dështon. Gjatë një konference për mediat në Bruksel, Rutte është shprehur se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë fort për sigurinë në Evropë.  

“Rruga që ka marrë Ukraina është po e njëjta që ne kemi marrë përkundrejt Rusisë. Plani i Putin po dështon dhe me këtë agresion kujtoi se do na luftonte, por ne e dimë që do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët, me një mbrojtje në krahun lindor”, tha Rutte.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda, i cili theksoi se plane të reja mbrojtëse janë thelbësore në vend.

“Ditët e kaluara pamë kryengritjet e grupit ëagner. Nëse Rusia vë një vrasës të tillë në Bjellorusi atëherë ne jemi në një rrezik edhe më të madh. Planet e reja të mbrojtjes janë të një rëndësie të madhe për ne,” tha Presidenti i Lituanisë.

lufta ukraine-rusi mark rutte gitanas nausėda

Sondazh

Poll