Bota

VIDEO- Sulmi me raketa ruse godet restorantet në qytetin ukrainas, 2 të vrarë dhe 22 të plagosur

Dyshohet se mund të ketë ende njerëz që kanë mbetur poshtë rrënojave të zonës.

27 Qershor 2023, 21:05 Nga f.i
VIDEO- Sulmi me raketa ruse godet restorantet në qytetin ukrainas, 2
Kramatorsk

UKRAINË- Një sulm me raketa ruse është zhvilluar në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk ku të paktën dy persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur, raporton BBC.

Një restorant dhe një zonë tregtare në qendër të qytetit janë dëmtuar pas sulmeve ruse, ka bërë të ditur ministria e Brendshme ukrainase. Gjithashtu dyshohet se mund të ketë ende njerëz që kanë mbetur poshtë rrënojave të zonës.

Autoritetet lokale thonë se zona kishte një përqendrim të lartë të civilëve kur raketat goditën. Raportohet se një fëmijë është në mesin e të plagosurve si pasojë e sulmit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll