Bota

Avion privat, jahte dhe miniera diamanti, zbulohet PASURIA e Prigozhin (FOTOT)

Grupi Wagner po ashtu plaçkit diamante, ar, naftë dhe gaz nga vendet në të cilat operojnë si dhe paguhet drejtpërdrejt nga regjimet e shtrembëta për “punë e tyre të pista”. Këto përfitime e kanë rritur pasurinë e Prigozhin në nivele të jashtëzakonshme, me disa raporte që e vlerësojnë deri në 2 miliardë paund.

27 Qershor 2023, 20:41 Nga f.i
Avion privat, jahte dhe miniera diamanti, zbulohet PASURIA e Prigozhin (FOTOT)
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit 'Wagner' Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Vladimir Putin gjatë fundjavës vlerësohet të jetë një miliarder me një jaht të madh dhe një aeroplan privat, ndër të tjera luks, shkruan The Sun.

Zyrtarët britanikë pranojnë se financat e grupit vicioz Wagner janë “të errëta dhe të paqarta”, por sipas tyre Prigozhin i fiton paratë e tij nga kontratat e dyshimta të qeverisë dhe burimet natyrore.

Grupi Wagner po ashtu plaçkit diamante, ar, naftë dhe gaz nga vendet në të cilat operojnë si dhe paguhet drejtpërdrejt nga regjimet e shtrembëta për “punë e tyre të pista”. Këto përfitime e kanë rritur pasurinë e Prigozhin në nivele të jashtëzakonshme, me disa raporte që e vlerësojnë deri në 2 miliardë paund.

Gjithashtu një bastisje në selinë e grupit Wagner në Shën Petersburg zbuloi 38 milionë paund, para në dollarë amerikanë dhe valutë të tjera të huaja, së bashku me një sasi të vogël shufra ari dhe pasaporta false nga komandanti i luftës.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll