Bota

Rebelimi i "Wagner", Ministri i Jashtëm ukrainas: Ishte vetëm çështje kohe para se dikush të sfidonte Putinin

Kuleba tha gjithashtu se goditja bërthamore e Putinit është arma e fundit në arsenalin e tij.

27 Qershor 2023, 19:46 Nga f.i
Rebelimi i "Wagner", Ministri i Jashtëm ukrainas: Ishte
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ndërsa Ukraina nuk kishte ndonjë inteligjencë specifike në lidhje me tentativën për rebelim të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës, ishte e pashmangshme që dikush të sfidonte presidentin rus Vladimir Putin.

“Për ne, ka qenë gjithmonë shumë e qartë se është vetëm çështje kohe kur dikush në Rusi do të guxojë të sfidojë Putinin. Sepse ne pamë se si fuqia dhe autoriteti i tij po tkurret dhe se si Rusia po hyn në turbulenca shumë të vështira. Kështu që Prigozhin është vetëm i pari që guxoi, por nuk kam dyshim se të tjerët do të ndjekin një mënyrë apo tjetër”, tha Dmytro Kuleba në një intervistë për CNN.

Kuleba tha gjithashtu se goditja bërthamore e Putinit është arma e fundit në arsenalin e tij. Ministri i Jashtëm shprehu gjithashtu shqetësim për statusin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, duke thënë se "rreziku është real" për sa kohë që trupat ruse mbajnë objektin.

lufta ukraine-rusi dmytro kuleba lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll