Bota

Von der Leyen bisedon me Vuçiç, zbardh bisedën: I kërkova rikthimin e dialogut mes palëve

Von der Layen ka njoftuar se i ka kërkuar Vuçiçit që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin në dilalogun Kosovë– Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

27 Qershor 2023, 19:04 Nga f.i
Von der Leyen bisedon me Vuçiç, zbardh bisedën: I
Von der Leyen

KOSOVË- Pas një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen ka folur me presidentin e Serbisë.

Von der Layen ka njoftuar se ka folur për rëndësinë e uljes së tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka kërkuar Vuçiçit që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin në dilalogun Kosovë– Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Fola me presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovëss”, ka deklaruar ajo.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll