Bota

Sulmi në Mitrovicën e Veriut/ Sveçla publikon pamje nga dëmet e shkaktuara: Agresioni i Vuçiçit vijon!

Svelça është shprehur se agresioni i regjimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiçit po vazhdon.

27 Qershor 2023, 17:13 Nga f.i
Sulmi në Mitrovicën e Veriut/ Sveçla publikon pamje nga
Xhelal Svelça

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me vazhdimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. 

Lidhur me incidentin e fundit ku godina e Komunës në Mitrovicën e Veriut, u sulmua me granatë dore, Svelça me anë të një postimi në Twitter është shprehur se agresioni i regjimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiçit po vazhdon. Gjithashtu krahas reagimit të tij ai ka publikuar video, të cilat tregojnë dëmet e shkaktuara pas sulmit.

"Vazhdon agresioni i Vuçiçit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën Veriore është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”,- ka shkruar ai.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll