Bota

Orban kritikon Komisioni Evropian: E papranueshme t’i jepen 50 miliardë Kievit nga fondet e BE-së

27 Qershor 2023, 17:00 Nga f.i
Orban kritikon Komisioni Evropian: E papranueshme t’i jepen 50
Viktor Orban

UKRAINË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar rishikimin e buxhetit të propozuar nga Komisioni Evropian për të ndihmuar Kievin, duke e quajtur propozimin si të papërshtatshëm.

"Nuk është e pranueshme që Brukseli dëshiron t’i japë 50 miliardë euro ndihmë shtesë Ukrainës, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për përdorimin e fondeve të BE-së të dërguara që nga fillimi i luftës. Brukseli kërkon burime të reja nga shtetet anëtare për të mbuluar deficitin në buxhetin e BE-së për shkak të rritjes së normave të interesit, ndërkohë që vazhdon të mbajë fondet nga Hungaria dhe Polonia nga huamarrja e përbashkët. Kjo është e papranueshme. Në vend që të ndalojë migrimin e paligjshëm, Brukseli dëshiron të shpenzojë miliarda më shumë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Krahas gjithë kësaj, Komisioni do të merrte miliarda euro shtesë nga shtetet anëtare për të rritur pagat e burokratëve të Brukselit“,-shkruan Orban.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll