Bota

Revolta e Prigozhin 'tronditi' Rusinë! BBC zbulon marrëveshjen: Wagner do të dorëzojë armët, FSB heq akuzat për kryengritje

Ndërkohë shërbimi i sigurisë FSB tha se akuzat penale janë hequr kundër atyre që morën pjesë në kryengritje.

27 Qershor 2023, 16:53 Nga f.i
Revolta e Prigozhin 'tronditi' Rusinë! BBC zbulon
Wagner

RUSI- Autoritetet ruse raportojnë se grupi mercenar 'Wagner; do të çarmatoset, por do t'i shpëtojë ndjekjes penale për rebelimin e tij, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se përgatitjet janë duke u zhvilluar që grupi t'i dorëzojë armët dhe pajisjet e rënda ushtrisë ruse. Ndërkohë shërbimi i sigurisë FSB tha se akuzat penale janë hequr kundër atyre që morën pjesë në kryengritje.

Të shtunën, trupat mercenare të udhëhequra nga shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, marshuan drejt Moskës dhe rrëzuan helikopterët ushtarakë rusë dhe një aeroplan në rrugën e tyre. Rebelimi i tyre më vonë u ndërpre pasi u arrit një marrëveshje me ndihmën e Lukashenkos. Autoritetet ruse thanë se Wagner do të çarmatoset, por anëtarët e tij do t'i shpëtojnë ndjekjes penale për rebelimin e tij jetëshkurtër.

“Ne gjithmonë i trajtuam me shumë respekt luftëtarët dhe komandantët e këtij grupi, sepse ata vërtet treguan trimëri dhe heroizëm”, tha Putin, duke shtuar se autoritetet do të shqyrtojnë se si janë shpenzuar paratë e paguara për Wagner dhe udhëheqësin e tij.

lufta civile ne rusi

Sondazh

Poll