Bota

Kryengritja e Prigozhin/ Kremlini: Pozicioni i Vladimir Putin nuk 'tronditet' nga rebelimi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se rebelimi kishte treguar se sa e konsoliduar ishte shoqëria ruse rreth Putinit.

27 Qershor 2023, 16:24 Nga f.i
Kryengritja e Prigozhin/ Kremlini: Pozicioni i Vladimir Putin nuk
Vladimir Putin

RUSI- Kremlini tha të martën se nuk ishte dakord me atë që e quajti mendimin e "pseudo specialistëve" se një kryengritje e armatosur e ndërprerë nga mercenarët Wagner në fundjavë kishte tronditur pozicionin e Presidentit Vladimir Putin, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se rebelimi kishte treguar se sa e konsoliduar ishte shoqëria ruse rreth Putinit.

"Niveli i konsolidimit publik...rreth presidentit është shumë i lartë. Këto ngjarje treguan se sa e konsoliduar është shoqëria rreth presidentit",-u shpreh Peskov.

I pyetur nëse pozicioni i liderit rus ishte “tronditur” nga ngjarjet dramatike, Peskov tha:

"Ne nuk jemi dakord. Tani ka shumë histeri ultra-emocionale midis specialistëve, pseudo-specialistëve, politologëve dhe pseudo-politikanëve. Ajo gjithashtu po vërshon nëpër disa media të reja histerike, dhe në internet e kështu me radhë, nuk ka lidhje me realitetin”.

lufta ukraine-rusi yevgeny prigozhin kremlini

Sondazh

Poll