Bota

Lukashenko e konfirmon: Udhëheqësi i Wagner është në Bjellorusi

Më herët sot, një avion i lidhur me Prigozhin u gjurmua duke dalë nga Moska dhe duke u ulur në Bjellorusi dhe një zyrtar amerikan sugjeroi se ai po qëndronte në një nga hotelet e pakta në Minsk pa asnjë dritare.

27 Qershor 2023, 16:02 Nga f.i
Lukashenko e konfirmon: Udhëheqësi i Wagner është në
Yevgeny Prigozhin


BJELLORUSI- Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin është taninë Bjellorusi, ka konfirmuar presidenti i vendit, raportojnë mediat e huaja. Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Alexandër Lukashenko, Prigozhin duhej të transferohej në Bjellorusi.

"Garancitë e sigurisë, siç u premtuan dje, janë dhënë. Prigozhin është sot në Bjellorusi," tha Lukashenko, cituar nga agjencia e lajmeve Belta .

Më herët sot, një avion i lidhur me Prigozhin u gjurmua duke dalë nga Moska dhe duke u ulur në Bjellorusi dhe një zyrtar amerikan sugjeroi se ai po qëndronte në një nga hotelet e pakta në Minsk pa asnjë dritare. Ai nuk është parë publikisht që kur u largua nga qyteti jugor rus i Rostov-on-Don të shtunën pasi urdhëroi mercenarët e tij të tërhiqen. 

Mercenarëve të grupi Wagner iu dha zgjedhja për t'u bashkuar me të ose për t'u integruar në forcat e armatosura të Rusisë. Lukashenko tha gjithashtu se ministri i tij i mbrojtjes, Viktor Khrennikov, i kishte thënë atij se nuk do të kishte problem të kishte një njësi si Wagner në ushtrinë bjelloruse.

lufta ukraine-rusi yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll