Bota

Ndodh në Korenë e Jugut! Nga nesër të gjithë do të konsiderohen një deri në dy vjet më të rinj

Një person konsiderohet tashmë një vjeç që nga lindja dhe një vit shtohet në 1 janar të çdo viti.

27 Qershor 2023, 15:29 Nga f.i
Ndodh në Korenë e Jugut! Nga nesër të gjithë do të
foto ilustruese

KOREJA E JUGUT- Të gjithë koreano-jugorët do të bëhen një ose dy vjet më të rinj nesër pas një ndryshimi të rregullit të ri, raporton Dailymail. Ministria e Legjislacionit Qeveritar njoftoi se nga nesër hyjnë në fuqi rishikimet e Aktit themelor administrativ dhe atij civil, të miratuar në dhjetor i cili do të ndryshojnë moshat e të gjithë banorëve të vendit.

Një person konsiderohet tashmë një vjeç që nga lindja dhe një vit shtohet në 1 janar të çdo viti. Nga nesër, megjithatë, vendi do të miratojë sistemin e standardizuar dhe të njohur ndërkombëtarisht të përdorur nga vendet e tjera, sipas të cilit një person mbush një vjeç vetëm në ditëlindjen e tij të parë, pra një vit pasi ka lindur.

Sipas sistemit aktual, një foshnjë e lindur në natën e Vitit të Ri tashmë konsiderohet dy vjeç kur ora shënon mesnatë, por është ende zero sipas sistemit ndërkombëtar.

koreja e jugut

Sondazh

Poll