Bota

Hynë për herë të parë në Parlamentin grek! Kush janë "Spartanët", trashëgimtarët e ekstremit të djathtë

Lindja e partisë ndodhi në të njëjtën kohë që Gjykata e Lartë ndaloi për të dytën herë pjesëmarrjen e Ilias Kasidiaris në zgjedhje si kandidat.

27 Qershor 2023, 14:40 Nga f.i
Hynë për herë të parë në Parlamentin grek! Kush
Vassilis Stingas

GREQI- Javën e fundit përpara zgjedhjeve të 25 qershorit në Greqi, Partia e "Spartanëve" me lider Vassilis Stingas u shfaqën si pol i ri i së djathtës ekstreme. Protothema shkruan se pothuajse nga askund, me një trend të qëndrueshëm rritës me afrimin e të dielës së zgjedhjeve, sondazhet treguan se "spartanët" po rrisnin vazhdimisht shanset e tyre për të hyrë në Parlament. Pas exit poll- eve të para, partia dukej se ishte e sigurt se do të ishte në Parlamentin e ri, duke mbledhur 4.6%. 

Lindja e partisë dhe mbështetja e të burgosurit Ilias Kasidiaris

Lindja e partisë ndodhi në të njëjtën kohë që Gjykata e Lartë ndaloi për të dytën herë pjesëmarrjen e Ilias Kasidiaris në zgjedhje si kandidat. Partia e Ilias Kasidiaris u shpall e jashtëligjshme dhe u shpërbë për shkak se dominusi i saj u dënua me 13 vjet me akuzën se ishte pjesë e një organizate kriminale. Kështu, si duket konsensusi midis grekëve gjeti zgjidhjen për të hyrë në Parlament përmes “Spartanëve”.

Duke iu përgjigjur pyetjes bazë “kush janë “spartianët”? ata argumentojnë se janë të denjë për të ruajtur të njëjtin popull, të njëjtën gjuhë, të njëjtën fe, të njëjtin lloj'. E përkufizojnë veten si “mbrojtës i Termopileve, nga ata që duan të shesin vendin. Në vitin 480 para Krishtit, 300 spartanë mundën pushtuesit persianë dhe pasi Salamis dhe Plataea i dëbuan ata nga Greqia dhe Evropa. Armiku i vazhdueshëm për "spartanët" dhe popullin vazhdojnë të jenë turqit dhe në një masë më të vogël ato qeveri perëndimore që duan të bindin Athinën të normalizojë miqësinë me Erdoganin.

"Ne zbresim në skenën politike me dashuri të sinqertë për Greqinë tonë dhe me kokëfortësi për të rimarrë Atdheun që na përket”-shprehen ata. Në deklaratën e tyre themeluese, "spartanët" e përkufizojnë veten, para së gjithash, si ata që u bëjnë "nder atyre që në jetën e tyre përcaktuan dhe ruajtën Termopilet".

Kush është lideri i “Spartianëve”

Vassilis Stigas  ka lindur në Livadia të Boeotia në vitin 1964 dhe është rritur në Athinë. Fëmijërinë dhe adoleshencën e ka jetuar në Haidari, Aegaleo dhe Ilioupoli. Ai ndoqi shkollën e inxhinierisë së avionëve dhe shërbeu 22 muaj në Forcat Ajrore të Ushtrisë si inxhinier helikopterësh tokësor dhe ajror. Që nga viti 1986 ka punuar si profesionist i lirë, 25 vitet e fundit në industrinë ushqimore.

Siç vë në dukje edhe Vassilis Stigas, “për disa vite jam marrë me gazetari, raportim të pavarur dhe prezantim të programeve me interes politik. Unë kam qenë shumë i politizuar që në rini. Në vitin 2017 krijova organin politik “SPARTATET” dhe po zbresim në Zgjedhjet Kombëtare të 25 Qershorit të këtij viti. Shpresoj të jem i dobishëm në të ardhmen e afërt në hapësirën Patriotike”.

Stigas pretendon se "Spartianët" ekzistojnë që nga viti 2017, fillimisht si një " organizatë filantropike dhe me përfitim publik", por pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme të përjetuara nga formacionet politike ekzistuese, Stigas mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte me pjesëmarrjen autonome në zgjedhjet kombëtare, gjithmonë të frymëzuar nga “300”.

zgjedhjet ne greqi 2023 spartanet vassilis stingas

Sondazh

Poll