Bota

Tubimi i serbëve në Mitrovicën e Veriut/ Ish-kryetari i komunës së Zveçanit: Do t’i përgjigjemi të gjithë atyre që na duan të keqen

Ky i fundit ka kërcënuar se serbët do të përgjigjen nëse, siç e quajti ai, ‘zullumi’ ndaj popullatës serbe në veri do të vazhdojë.

27 Qershor 2023, 14:42 Nga a.l
Tubimi i serbëve në Mitrovicën e Veriut/ Ish-kryetari i
Dragisha Milloviç

KOSOVË- Në një tubim të serbëve në Mitrovicë  të Veriut është “shpallur” e ashtuquajtura Deklaratë e Vidovdanit. Atë e ka lexuar ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç. Ky i fundit ka kërcënuar se serbët do të përgjigjen nëse, siç e quajti ai, ‘zullumi’ ndaj popullatës serbe në veri do të vazhdojë. Sipas tij, serbët do të jenë të bashkuar si kurrë më parë në mbrojtjen e familjeve dhe shtëpive të tyre.

‘Ne serbët nga veriu i Kosovës kemi një porosi, se nëse vazhdon ‘zullumi’ ndaj popullit tonë, do të detyrohemi t’i përgjigjemi të gjithë atyre të cilët na duan të keqen, të cilët ëndërrojnë luftë në vend të paqes, dhe do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për mbijetesë dhe mbrojtjen e shtëpive dhe familjeve tona’, ka thënë Milloviç.

Në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës, ku morën pjesë edhe krerët e Listës serbe, u dëgjua kënga ‘Këtu është Serbi’, dhe u panë flamuj serb, ndërsa disa prej pankartave që bartnin të tubuarit, ishin me mbishkrimet, ‘S’ka  dorëheqje, s’ka dorëzim’, ‘Na lironi vëllezërit e arrestuar’, ‘Kurti, nuk ta japim veriun’, ‘Serbia është nëna jonë, nuk ua jep Kosovën’ dhe të ngjashme. 

dragisha millovic

Sondazh

Poll