Bota

Lëvizja Vetëvendosje kërkon hetim ndaj Përparim Ramës: Ka keqpërdorur detyrën

Po ashtu, gjatë mbledhjes së Këshillit të Komunës, në tentativë për t'ju përgjigjur zërave kundër, ai u pengua që të ngjitej në Foltore.

27 Qershor 2023, 14:26 Nga k.m.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon hetim ndaj Përparim Ramës:
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është kritikuar nga opozita për mospublikimin e vendimeve për shkarkimin/emërimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike lokale. Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka kërkuar nga Prokuroria e Prishtinës që të nisin hetimet ndaj Ramës, për veprën penale "shpërdorim detyre."

“Bëjmë denoncim publik, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetimet ndaj Përparim Ramës mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Kërkojmë edhe nga MAPL që të fillojë procedurat për suspendimin e përkohshëm të Përparim Ramës dhe dërgimin e dosjes në Kushtetuese”. Më ky Kuvend nuk do të funksionojë siç ka funksionuar më parë sepse do të ketë bllokadë. Nuk e di pse ka asamblistë kur kryetari mundet t’i bllokojë vendimet e Kuvendit,”-ka bërë me dije Sveçla.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së Këshillit të Komunës, në tentativë për t'ju përgjigjur zërave kundër, ai u pengua që të ngjitej në Foltore. Por pak minuta më pas, e mori fjalën.

“Unë si kryetar i kryeqytetit kam qenë këtu dhe do të jem këtu për të mirën e kryeqytetit. Iu kam thanë ta bëni shumicën. Më vjen keq për anëtarët e tjerë të LVV-së që bien pre e Gëzim Sveçles. Unë prej fillimit kam qenë i hapur për koalicion të gjerë më gjithë. Kam thënë gjithmonë, profesionistë janë dhe munden me qenë pjesë e kabinetit Rama, pavarësisht të cilës parti janë. Edhe AAK-së i kam thanë bjeri njerëz profesional, unë i marrë, po jo pazargji,”-u shpreh ai.

 

perparim rama

Sondazh

Poll