Bota

Fituan zgjedhjet në Greqi! Betohet qeveria e re e Kyriakos Mitsotakis

Mbledhja e parë e kabinetit të ri në përbërje të plotë do të mbahet nesër në Pallatin Maksimos.

27 Qershor 2023, 14:26 Nga f.i
Fituan zgjedhjet në Greqi! Betohet qeveria e re e Kyriakos Mitsotakis
qeveria e re

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka formuar kabinetin e ri që do të qeverise vendin për katër vitet e ardhshme. Anëtarët e qeverisë së re u betuan para Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou dhe në prani të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, raportojnë mediat e huaja.

Gjithsej janë 20 ministra teksa ka element të fortë rotacionin, ku zyrtarë qeveritarë nga katër vitet e mëparshme kanë ndryshuar ministri. Mbledhja e parë e kabinetit të ri në përbërje të plotë do të mbahet nesër në Pallatin Maksimos.

Kyriakos Mitsotakis ka fituar mandatin e dytë si kryeministër, pasi ka mposhtur rivalin e tij të majtë, Alexis Tsipras. 

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll