Bota

Rapori i OKB-së: Dhjetëra civilë ukrainas u torturuan dhe ekzekutuan nga forcat ruse

Më shumë se 900 raste të civilëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, të arrestuar arbitrarisht në konflikt kanë rrëfyer se janë torturuar dhe në disa raste i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë ndalimit nga rusët. 

27 Qershor 2023, 13:48 Nga a.l
Rapori i OKB-së: Dhjetëra civilë ukrainas u torturuan dhe
Foto ilustruese

UKRAINË- Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se forcat ruse kanë dhunuar brutalisht civilët që u arrestuan në lidhje me sulmin në Ukrainë. Sipas raportit, dhjetëra ushtarë ukrainas janë ekzekutuar nga forcat ruse. 

Më shumë se 900 raste të civilëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, të arrestuar arbitrarisht në konflikt kanë rrëfyer se janë torturuar dhe në disa raste i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë ndalimit nga rusët, shkruajnë mediat e huaja.  

“Tortura u përdor për t'i detyruar viktimat të pranojnë se kanë ndihmuar forcat e armatosura ukrainase, t'i detyrojnë ato të bashkëpunojnë me autoritetet okupuese ose të frikësojnë ata me pikëpamje pro-ukrainase,” tha Matilda Bogner.

Raporti, i cili mbulon një periudhë 15-mujore nga fillimi i agresionit rus deri në maj 2023, dokumentoi gjithashtu 75 raste të ndalimit arbitrar nga forcat ukrainase të sigurisë, duke thënë se një pjesë e konsiderueshme e tyre përbënin gjithashtu zhdukje të detyruara. 

okb lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll