Bota

VIDEO/ 'Shiptar', kreu i serbëve përçmon gjyqtarin shqiptar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës

Ai e quajti, gjyqtarin ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, Ledi Biankun me termin përçmues 'shiptar'. 

27 Qershor 2023, 13:36 Nga a.l
VIDEO/ 'Shiptar', kreu i serbëve përçmon gjyqtarin
Ledi Bianku dhe Milorad Dodik

BOSNJE-HERCEGOVINË/ Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik gjatë një fjalimi para deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë nuk ka kursyer ofendimet. 

Ai e quajti, gjyqtarin ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, Ledi Biankun me termin përçmues 'shiptar'. 

Bianku ka qenë prej vitit 2008 anëtar i Gjykatës Për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe më pas u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Milorad Dodik prej vitesh ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe nga BiH, duke kërcënuar me veprime të njëanshme. 

ledi bianku milorad dodik

Sondazh

Poll