Bota

Zyrtarët amerikanë: Prigozhin i frikësuar për eleminim, jeton në një hotel pa dritare në Minsk

Yevgeny Prigozhin ka zbarkuar në Bjellorusi, dhe po qëndron në një nga hotelet e pakta të kryeqytetit pa dritare, thotë një zyrtar amerikan.

27 Qershor 2023, 13:34 Nga m.s
Zyrtarët amerikanë: Prigozhin i frikësuar për eleminim,
Yevgeny Prigozhin

BJELLORUSI- Yevgeny Prigozhin ka zbarkuar në Bjellorusi, dhe po qëndron në një nga hotelet e pakta të kryeqytetit pa dritare, thotë një zyrtar amerikan.

Udhëheqësi mercenar Wagner u urdhërua të ikte në Bjellorusi, si pjesë e një marrëveshje për t'i dhënë fund kryengritjes së armatosur të grupit të tij të shtunën.

Ai u pa për herë të fundit në publik, duke lënë qytetin jugor rus të Rostov-on-Don pasi tërhoqi trupat e tij, dhe që atëherë ka pasur vetëm spekulime për vendndodhjen e tij. 

Kryetari i Inteligjencës së Senatit të SHBA, Mark Warner i tha "NBC News" se ai është në Minsk dhe beson se është në një hotel pa dritare.

"Unë e kuptoj që ai thotë se është në Minsk dhe në fakt ai është. Dhe ki parasysh, megjithëse raportohet vetëm se ai është në një nga hotelet e vetme në Minsk që nuk ka dritare”.

bjellorusi yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll