Bota

Rusia pushon çështjen kundër 'Wagner'

FSB gjatë fundjavës akuzoi themeluesin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, për përpjekje për të nisur një "konflikt civil" dhe u kërkoi luftëtarëve të saj ta arrestonin atë.

27 Qershor 2023, 13:29 Nga a.l
Rusia pushon çështjen kundër 'Wagner'
Foto ilustruese

RUSI- Shërbimet ruse të sigurisë FSB kanw pushuar çështjen kundër luftëtarëve të grupit mercenar 'Wagner' të akuzuar për organizimin e rebelimit të armatosur për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të vendit, fundjavën që shkoi, shkruajnë mediat e huaja. 

“Çështja penale e hapur për kryengritjen e armatosur nga kompania private ushtarake Wagner është mbyllur”, tha FSB në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve. 

FSB shpjegoi vendimin e saj në deklaratë duke thënë se pjesëmarrësit e kryengritjes së armatosur kishin ndalur veprimet e tyre që synonin drejtpërdrejt kryerjen e krimit.

“Duke marrë parasysh këtë dhe rrethana të tjera të rëndësishme për hetimin, autoriteti hetues ka nxjerrë aktvendim për pushimin e çështjes penale”, thuhet në deklaratë.

FSB gjatë fundjavës akuzoi themeluesin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, për përpjekje për të nisur një "konflikt civil" dhe u kërkoi luftëtarëve të saj ta arrestonin atë.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll