Bota

Kremlini: Nuk kemi informacion për vendndodhjen e Prigozhin

Sipas kushteve të një marrëveshjeje që i dha fund kryengritjes, Prigozhin duhej të lejohej të transferohej në Bjellorusi dhe luftëtarëve të tij iu dha shansi të bashkoheshin me forcat e armatosura të rregullta të Rusisë ose të transferoheshin në Bjellorusi me të.

27 Qershor 2023, 13:22 Nga a.l
Kremlini: Nuk kemi informacion për vendndodhjen e Prigozhin
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov deklaron se nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e gurpit mercenar 'Wagner', i cili udhëhoqi një kryengritje të shkurtër të shtunën në shenjë proteste ndaj asaj që ai e shihte si trajtim të dobët të operacioneve ushtarake në Ukrainë.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje që i dha fund kryengritjes, Prigozhin duhej të lejohej të transferohej në Bjellorusi dhe luftëtarëve të tij iu dha shansi të bashkoheshin me forcat e armatosura të rregullta të Rusisë ose të transferoheshin në Bjellorusi me të, shkruajnë mediat e huaja. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në një konferencë për mediat se marrëveshja për t'i dhënë fund kryengritjes po zbatohej dhe se presidenti Vladimir Putin e mban gjithmonë fjalën e tij. Ai tha se nuk e dinte se sa luftëtarë Wagner do të nënshkruanin kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes pas marrëveshjes.

yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll