Bota

TRONDITËSE në SHBA/ Nëna tenton të mbysë fëmijën në vaskë, policia arrin në kohë, denoncuesi: Dëgjova të bërtitura (VIDEO)

Policia në këtë orë ka marrë një telefonatë nga dikush që pretendonte se në banesën ngjitur dëgjonte fëmijët që bërtisnin. 

27 Qershor 2023, 13:08 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ Nëna tenton të mbysë
SHBA

SHBA- Një ngjarje tronditëse është raportuar në Michigan. Sipas mediave të huaja, një nënë 35-vjeçare ka tentuar të mbysë fëmijën e saj 2-vjeç në vaskë, por është ndaluar në kohë nga forcat policore të cilët kanë filmuar të gjithë momentin. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Albion rreth orës 10:30. Policia në këtë orë ka marrë një telefonatë nga dikush që pretendonte se në banesën ngjitur dëgjonte fëmijët që bërtisnin. 

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje. Ata thanë se gjetën një grua 35-vjeçare, emri i së cilës ende nuk bëhet i ditur, duke mbajtur nën ujë në vaskë fëmijën e saj 2-vjeçar. Oficerët morën fëmijën dhe i dhanë ndihmën e parë derisa i vogli arriti të merrte veten.

Sipas policisë, gruaja është nënë e katër fëmijëve, me fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç, të cilët ishin të gjithë të pranishëm në shtëpi në atë moment. Në fakt telefonata ishte bërë nga njëri prej vëllezërve të 2-vjeçarit.

shba

Sondazh

Poll