Bota

Me pankarta në duar, serbët në Graçanicë nisin “Marshin për Vidovdanin”, kërkojnë lirimin e të arrestuarve për krime lufte

Përmes këtij tubimi të quajtur “Tubimi i Vidovdanit” ata kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar për krime lufte dhe dhunë në veri. Serbët janë mbledhur në sheshin afër urës së lumit të Ibër. 

27 Qershor 2023, 12:47 Nga a.l
Me pankarta në duar, serbët në Graçanicë nisin
Protestë në Graçanicë

KOSOVË-  Me pankarta në duar serbët në Graçanicë kanë nisur marshin për festën e Vidovdanit. Përmes këtij tubimi të quajtur “Tubimi i Vidovdanit” ata kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar për krime lufte dhe dhunë në veri. Serbët janë mbledhur në sheshin afër urës së lumit të Ibër. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30 për shkak të një protestë të paralajmëruar në Graçanicë rruga Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas do të bllokohet deri në përfundim të protestës.

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për ta përballuar sa më lehtë situatën që do të paraqitet në qarkullim.  

proteste ne kosove

Sondazh

Poll