Bota

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Kurti: Serbia të ndalë nxitjet për dhunë para se të kemi humbje jete

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme.

27 Qershor 2023, 11:55 Nga a.l
Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Kurti: Serbia të
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Mitrovicës së Veriut ku u hodhën 2 granata dore, pranë komunës. Në një postim në Twitter, Kurti bëri thirrje që Serbia të ndërpresë urgjentisht nxitjet për dhunë në Veri të vendit para se të ketë humbje jete. 

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti nw twitter. 

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme. Policia më herët njoftoi se lënda shpërthyese ishte hedhur në oborrin e komunës ku u dëmtuan dy makina zyrtare dhe nuk raportohet për të lënduar. Një rast i ngjashëm i raportua edhe në lagjen e boshnjakëve ku policia po kryen hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve. Sulmi është dënuar nga autoritetet e Kosovës. 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll