Bota

Shpërthimi i granatës në Mitrovicën e Veriut/ Atiç: Sulm terrorist! Do të vazhdojmë punën pavarësisht kërcënimeve

Atiç ndër të tjera u bën thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

27 Qershor 2023, 11:33 Nga a.l
Shpërthimi i granatës në Mitrovicën e Veriut/ Atiç:
Erden Atiç

KOSOVË- 'Sulm terrorist' e ka cilësuar Erden Atiç shpërthimin e granatës mbrëmjen e djeshme pranë komunës në Mitrovicën e Veriut. Kryetari i kësaj komune zotohet se pavarësisht kërcënimeve, institucionet do të vijojnë punën.Atiç ndër të tjera u bën thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist. Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiç në një postim në “Facebook”.  

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme. Policia më herët njoftoi se lënda shpërthyese ishte hedhur në oborrin e komunës ku u dëmtuan dy makina zyrtare dhe nuk raportohet për të lënduar. Një rast i ngjashëm i raportua edhe në lagjen e boshnjakëve ku policia po kryen hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve. Sulmi është dënuar nga autoritetet e Kosovës. 

erden atiq

Sondazh

Poll