Bota

Profili serb 'Bunt' publikon në Telegram audio-incizimin e Hovenier me Kurtin/ Ambasada e SHBA-së: Mos besoni gjithçka që lexoni, ose dëgjoni

Pas publikimit, profili serb Bunt thekson se autenticiteti i këtij incizim nuk mund vërtetohet. Lidhur me rastin ka reaguar edhe drejtori i Institutit 'Octopus' dhe eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili u shpreh se kjo bisedë është një falsifikim i bërë nga profilet serbe. 

27 Qershor 2023, 11:23 Nga a.l
Profili serb 'Bunt' publikon në Telegram audio-incizimin e
Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurti

KOSOVË- Në rrjetin rus Telegram është publikuar një audio-incizim i një bisede ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në këtë audio pretendohet se Kurti dhe Hovenier kanë shkëmbyer mospajtime rreth gjendjes në veri të Kosovës. Pas publikimit, profili serb Bunt thekson se autenticiteti i këtij incizim nuk mund vërtetohet. Lidhur me rastin ka reaguar edhe drejtori i Institutit 'Octopus' dhe eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili u shpreh se kjo bisedë është një falsifikim i bërë nga profilet serbe. 

“Ky është një falsifikim! Profili serb Bunt, në kanalin rus Telegram, ka shpërndarë një bisedë të rreme telefonike mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier”, shkruan Musliu. 

Edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë apel që të mos të besohet gjithçka që publikohet në mediet sociale ose në aplikacionet tjera.

“Mos besoni gjithçka që lexoni – ose dëgjoni – që qarkullon në mediet sociale ose aplikacionet e mesazheve. Gjithmonë kontrolloni me një burim të besuar përpara se të ndani regjistrimet, videot ose imazhet potencialisht të rreme, nxitëse ose shpifëse”, thuhet në apel. 

Po ashtu, politikani serb në Kosovë, Boban Bogdanoviç ka thënë se shërbimet sekrete serbe dhe ruse po bëjnë falsifikime për të diskredituar kryeministrin e Kosovës.

Ndërkohë nuk ka edne një reagim nga kreu i qeverisë dhe ambasadori i SHBA-së lidhur me rastin. 

albin kurti jeffrey hovenier

Sondazh

Poll