Bota

43 studentë humbën gjurmët në 2014 në Meksikë, arrestohen 8 ushtarë

Gualberto Ramírez ishte kreu i njësisë kundër rrëmbimit për zyrën e prokurorit të përgjithshëm kur u zhdukën studentët nga kolegji i mësuesve Ayotzinapa në Meksikën jugore.

27 Qershor 2023, 10:54 Nga a.l
43 studentë humbën gjurmët në 2014 në Meksikë,
Zhdukja e studentëve

MEKSIKË- Autoritetet në Meksikë kanë vënë në pranga 8 persona dhe ish-kreun e një njësie federale të cilët dyshohet se janë përfshirë në zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014. 

Gualberto Ramírez ishte kreu i njësisë kundër rrëmbimit për zyrën e prokurorit të përgjithshëm kur u zhdukën studentët nga kolegji i mësuesve Ayotzinapa në Meksikën jugore.

Ndihmës Sekretari i Brendshëm Alejandro Encinas shkroi se Ramírez përballet me akuza për zhdukje, torturë dhe komplot për hetimin e dështuar të rrëmbimeve, të cilat përkufizohen si "zhdukje" sipas ligjit meksikan sepse janë identifikuar vetëm mbetjet e tre prej viktimave, shkruajnë mediat e huaja. 

Forcat e sigurisë rrëmbyen studentët nga autobusët në qytetin Iguala më 26 shtator 2014 dhe ia dorëzuan një bande lokale droge, e cila dyshohet se i vrau dhe më pas trupat e tyre i dogji. 

meksike

Sondazh

Poll