Bota

Rebelimi i 'Wagner', Lukashenko vendos ushtrinë në gatishmëri

Detyra prioritare e sigurisë për Bjellorusinë është parandalimi i përshkallëzimit të tensionit. Kështu deklaroi lideri bjellorus Aleksandr Lukashenko gjatë një ceremonie kushtuar oficerëve të ushtrisë së vendit.

27 Qershor 2023, 10:49 Nga a.l
Rebelimi i 'Wagner', Lukashenko vendos ushtrinë në
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

BJELLORUSI- Detyra prioritare e sigurisë për Bjellorusinë është parandalimi i përshkallëzimit të tensionit. Kështu deklaroi lideri bjellorus Aleksandr Lukashenko gjatë një ceremonie kushtuar oficerëve të ushtrisë së vendit, shkruajnë mediat e huaja. 

“Prioriteti juaj, si dhe prioriteti i të gjithë personave me uniformë, është ndërmarrja e hapave të nevojshëm për të parandaluar një përshkallëzim të situatës. Tensionet janë tashmë në kufi”, tha Lukashenko, duke iu drejtuar zyrtarëve. 

Lideri bjellorus ka urdhëruar ushtrinë kombëtare në gatishmëri maksimale pas revoltës së grupit paraushtarak rus Wagner. 

“Kur u zhvilluan ngjarjet në Rusi, dhashë urdhër që ushtria të vihej në gatishmëri të plotë luftarake. (…) Asnjë familje, asnjë grua, asnjë fëmijë, asnjë i afërm, askush nuk ishte kundër. Gjatë pasdites, të gjitha Forcat e Armatosura, përfshirë policinë, forcat speciale, u vunë në gatishmëri të plotë luftarake”, tha Lukashenko.

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll