Bota

Çfarë po ndodh? Avioni në emër të Prigozhin ulet në Bjellorusi

Nga ky informacion nuk është konfirmuar ende nëse Prigozhin ishte në bord. Avioni është regjistruar në një kompani të quajtur Autolex Transport LTD.

27 Qershor 2023, 10:27 Nga a.l
Çfarë po ndodh? Avioni në emër të Prigozhin ulet
Yevgeny Prigozhin

RUSI-  Një aeroplan që dyshohet se ka kontakte me Yevgeny Prigozhin, bosi i grupit mercenar Wagner që organizoi kryengritjen e së shtunës është ulur në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

BBC ka monitoruar një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve që tregon se një avion privat, një Embraer Legacy 600, u ul në bazën ajrore Machulishchy pranë Minskut në orën 04:37 GMT.

Nga ky informacion nuk është konfirmuar ende nëse Prigozhin ishte në bord. Avioni është regjistruar në një kompani të quajtur Autolex Transport LTD.

Departamenti Amerikan i Thesarit e ka lidhur këtë firmë në emër të Progozhin dhe aktualisht është përfshirë në listën amerikane të kompanive të sanksionuara. 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll