Bota

Putin e KONFIRMON: Pilotët rusë u vranë gjatë rebelimit të Wagner

Në fjalimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme, Putin falënderoi të gjithë ushtarët e tij për qëndresën ndaj kryengritjes së grupit mercenar.

27 Qershor 2023, 10:20 Nga a.l
Putin e KONFIRMON: Pilotët rusë u vranë gjatë rebelimit
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar se pilotët e ushtrisë ruse u vranë në përleshjet me trupat Wagner në kryengritjen e fundjavës. Në fjalimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme, Putin falënderoi të gjithë ushtarët e tij për qëndresën ndaj kryengritjes së grupit mercenar, shkruan BBC. 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit ëagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e ëagner filluan të niseshin drejt Moskës.

vladimir putin

Sondazh

Poll