Bota

Zelenskyy nis ditën me lajmin e mirë: Kemi përparuar në të gjitha frontet

Zelenskyy e përshkroi të hënën si një ditë të lumtur dhe tha se trupat e tij kanë avancuar në të gjitha drejtimet në front. 

27 Qershor 2023, 10:18 Nga a.l
Zelenskyy nis ditën me lajmin e mirë: Kemi përparuar në
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaron se kundërofensiva ukrainase kundër forcave ruse ka bërë përparime në të gjitha frontet. Ai nuk dha detaje, por komentuesit pro-rusë thonë se trupat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro dhe kanë rimarrë një fshat pranë Khersonit, shkruan BBC. 

Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha gjithashtu dje se forcat ukrainase kishin rifituar kontrollin mbi Rivnopil, një fshat në rajonin e Donetskut në perëndim të një grupi vendbanimesh të rimarrë në operacionet sulmuese.

Në një video mesazh të publikuar mbrëmjen e djeshme, Zelenskyy e përshkroi të hënën si një ditë të lumtur dhe tha se trupat e tij kanë avancuar në të gjitha drejtimet në front. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll