Bota

Suedia miraton 32.5 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Paketa e re e ndihmës për Ukrainën do të ofrohet përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SAID) për organizatat humanitare që ndihmojnë ukrainasit.

27 Qershor 2023, 10:11 Nga a.l
Suedia miraton 32.5 milionë euro ndihmë humanitare për
Foto ilustruese

SUEDI- Qeveria suedeze prezantoi të hënën një paketë të re ndihme për Ukrainën për nevojat humanitare dhe rindërtuese me vlerë 380 milionë korona suedeze (32.51 milionë euro).

Paketa e re e ndihmës për Ukrainën do të ofrohet përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SAID) për organizatat humanitare që ndihmojnë ukrainasit, shkruajnë mediat e huaja. 

Këto përfshijnë, ndër të tjera, Kryqin e Kuq të Ukrainës, të cilin Suedia do ta ndihmojë me blerjen e ilaçeve, produkteve sanitare dhe të pastrimit të ujit, si dhe Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. 

lufta ukraine-rusi suedi

Sondazh

Poll