Bota

Alarm i kuq në SHBA, konfirmohen 5 raste të malarias në Florida dhe Teksas pas 20 vitesh

Mushkonjat Anopheles të gjetura në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara mund ta transmetojnë sëmundjen nëse ushqehen me një person të infektuar. 

27 Qershor 2023, 10:02 Nga a.l
Alarm i kuq në SHBA, konfirmohen 5 raste të malarias në Florida
Foto ilustruese

SHBA- Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë konfirmuar pesë raste të malaries pas 20 vitesh. CDC ngriti alarmin se 4 raste të sëmundjes së shkaktuar nga mushkonjat u konfirmuan në Florida dhe një në Teksas, shkruajnë mediat e huaja

"Të gjithë pacientët kanë marrë trajtim dhe janë duke u përmirësuar," tha ai.

Autoritetet janë në vëzhgim për raste shtesë ndërsa në zonat e prekura kanë nisur masat e mbikëqyrjes dhe kontrollit të mushkonjave. Eskpertët kanë paralajmëruar banorët që të filtrojnë ujin nga burimet ku mushkonjat mund të shumohen.  Departamenti i Shëndetësisë në Teksas tha se deri më tani nuk ishte identifikuar asnjë rast tjetër.

"Pavarësisht këtyre rasteve, rreziku i malaries së fituar në vend mbetet jashtëzakonisht i ulët në Shtetet e Bashkuara," tha CDC.

Mushkonjat Anopheles të gjetura në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara mund ta transmetojnë sëmundjen nëse ushqehen me një person të infektuar. Rasti i fundit i malaries i fituar në vend në Shtetet e Bashkuara ishte në vitin 2003 kur u identifikuan tetë raste në Palm Beach County, Florida. 

Pothuajse të gjitha rastet e malaries në Shtetet e Bashkuara importohen nga njerëz që kanë udhëtuar nga vendet me transmetim të malaries.

malaria ne shba

Sondazh

Poll