Bota

Bregu Perëndimor: SHBA e shqetësuar nga planet izraelite për zgjerimin e vendbanimeve

Njoftimi vjen pavarësisht presionit të SHBA për të ndaluar zgjerimin e vendbanimeve, të cilat ajo e sheh si një pengesë për paqen me palestinezët.

27 Qershor 2023, 09:12 Nga a.l
Bregu Perëndimor: SHBA e shqetësuar nga planet izraelite për
Foto ilustruese

SHBA-  Qeveria izraelite po planifikon për rreth 5700 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar. Njoftimi vjen pavarësisht presionit të SHBA për të ndaluar zgjerimin e vendbanimeve, të cilat ajo e sheh si një pengesë për paqen me palestinezët.

Një zëdhënës i SHBA tha se Uashingtoni ishte thellësisht i shqetësuar për këtë vendim. Katër kolonë izraelitë u qëlluan për vdekje nga palestinezët javën e kaluar, duke shkaktuar ditë të tëra dhune nga kolonët. Dhuna mes palestinezëve dhe izraelitëve është ndezur që kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u rizgjodh vitin e kaluar. Koalicioni i tij nacionalist-fetar është zotuar të zgjerojë praninë e tij në Bregun Perëndimor, shkruan BBC. 

Sipas grupit izraelit kundër vendbanimeve, Peace Now, gjashtë muajt e fundit kanë parë më shumë se 13,000 banesa të avancuara në territor, rreth tre herë më shumë se në të gjithë vitin e kaluar.

“Qeveria izraelite po na shtyn me një ritëm të paprecedentë drejt aneksimit të plotë të Bregut Perëndimor”, tha organizata në një deklaratë.

Shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet, të cilat janë ndërtuar në tokën e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 në Luftën e Lindjes së Mesme, si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli nuk pajtohet. 

shba

Sondazh

Poll