Bota

Dita e tretë/ Serbët protestojnë në Graçanicë kundër arrestimit të Dragisha Milenkoviç, policia: Rruga do të bllokohet deri në orën 11:30

Për të tretën ditë radhazi, në Graçanicë po protestohet në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviç, serbi i dyshuar  për krime lufte në Kosovë.

27 Qershor 2023, 09:03 Nga a.l
Dita e tretë/ Serbët protestojnë në Graçanicë
Protestë në Graçanicë

KOSOVË-  Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën Prishtinë-Gjilan. Kjo për shkak të një proteste të paralajmëruar nga serbët e cila pritet të nisë në orën 11:30. 

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim. 

Për të tretën ditë radhazi, në Graçanicë po protestohet në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviç, serbi i dyshuar  për krime lufte në Kosovë. Ndaj Milenkoviç, autoritetet e Kosovës kanë siguruar prova se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, si gardian i burgut në Prishtinë ai ka ushtruar torturë, dhunë fizike e psikike, ndaj të burgosurve shqiptarë. 

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll