Bota

Në garë 101 kandidatë/ Olivia Chow zgjidhet kryetarja e re e Torontos, e para me origjinë aziatike

Olivia Chow tha se dëshiron të taksojë më shumë pronarët më të pasur, dhe të mbështesë qiramarrësit në një qytet ku kriza e strehimit është veçanërisht e mprehtë.

27 Qershor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Në garë 101 kandidatë/ Olivia Chow zgjidhet kryetarja e re e
Olivia Chow

KANADA- Olivia Chow është kryetarja e re e Torontos, e para me origjinë aziatike. 66-vjeçarja e lindur në Hong Kong, triumfoi në qytetin më të madh të Kanadasë, në një garë ku u nominuan 101 kandidatë. Ajo premtoi politikë të majtë pas më shumë se një dekade sundimi konservator. 

Olivia Chow tha se dëshiron të taksojë më shumë pronarët më të pasur, dhe të mbështesë qiramarrësit në një qytet ku kriza e strehimit është veçanërisht e mprehtë, shkruan "TGCOM24".

Ajo gjithashtu u zotua të punojë për të ndërtuar një Toronto "më të kujdesshme, më të aksesueshme dhe të sigurtë".

Sondazh

Poll