Bota

Nuk ka qetësi në Kosovë/ Sulm me granatë dore në Mitrovicën e Veriut, lënda shpërthyese hidhet në oborrin e komunës

Rasti është referuar si “kryerja e veprës terroriste”.

27 Qershor 2023, 08:53 Nga a.l
Nuk ka qetësi në Kosovë/ Sulm me granatë dore në
Foto ilustruese

KOSOVË- Një sulm me granatëështë raportuar gjatë mbrëmjesë së djeshme në Mitrovicën e Veriut. Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e komunës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i cili njofton se si pasojë e hedhjes së granatës ka pasur dëme materiale në dy makina zyrtare. Rasti është referuar si “kryerja e veprës terroriste”.

“Me datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me qrast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveq dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është inciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”. Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet në ofrim të siguris dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Kelani.

Shpërthime janë raportuar edhe në lagjen e boashnjakëve, ku policia njofton se dy mjete kanë pësuar dëme materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll