Bota

Prigozhin tentoi 'grusht shteti'/ Putin nuk humb kohë, takohet me krerët e shërbimeve ruse të sigurisë

Në takim morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, kreu i shërbimit të sigurisë së FSB-së, Aleksandër Bortnikov dhe kreu i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov.

27 Qershor 2023, 08:36 Nga a.l
Prigozhin tentoi 'grusht shteti'/ Putin nuk humb kohë, takohet me
Vladimir Putin takohet me krerët e shërbimeve ruse të sigurisë

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar sot një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë ruse pas rebelimit të armatosur nga grupi ushtarak privat Wagner në Rusi fundjavën e kaluar. 

Në takim morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, kreu i shërbimit të sigurisë së FSB-së, Aleksandër Bortnikov dhe kreu i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov, shkruajnë mediat e huaja. 

Më herët gjatë ditës, Putin iu drejtua rusëve në fjalimin e tij të parë televiziv që nga kryengritja, duke denoncuar organizatorët e rebelimit pa përmendur shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin teksa i quajti ata "patriotë", pasi u dha atyre mundësinë të nënshkruajnë me Ministrinë e Mbrojtjes ose të përballen me dëbimin në Bjellorusi.

Pas negociatave me diktatorin bjellorus Aleksandër Lukashenko më 24 qershor që përfunduan në tërheqjen e Wagner nga qytetet ruse, u njoftua se Prigozhin do të dërgohej në Bjellorusi.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll