Bota

Biden: SHBA dhe NATO nuk janë përfshirë në kryengritjen e Wagner

Biden tha se ka folur me aleatët kryesorë në vazhdën e ngjarjeve. Ata u shprehën se presidenti rus nuk ka asnjë justifikim për të akuzuar Perëndimin.

27 Qershor 2023, 08:14 Nga a.l
Biden: SHBA dhe NATO nuk janë përfshirë në kryengritjen e
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden deklaron se Uashingtoni dhe NATO-ja nuk kanë pasur asnjë përfshirje në një kryengritje të armatosur kundër Kremlinit të nxitur nga Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit ëagner të mercenarëve.

Biden tha se ka folur me aleatët kryesorë në vazhdën e ngjarjeve. Ata u shprehën se presidenti rus nuk ka asnjë justifikim për të akuzuar Perëndimin, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë, nuk kishim asnjë lidhje me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën. Por është ende shumë herët për të arritur një përfundim përfundimtar se ku po shkon kjo", tha ai. 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit ëagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e ëagner filluan të niseshin drejt Moskës. 

joe biden

Sondazh

Poll