Bota

Rebelimi i 'Wagner'/ Putin akuza ndaj Perëndimit: Duan që rusët të vrasin njëri-tjetrin

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit që kur rebelët u tërhoqën, Putin tha se ai kishte lëshuar urdhra për të shmangur gjakderdhjen dhe kishte dhënë amnisti për luftëtarët e Wagnerit, rebelimi i të cilëve shërbeu si sfidën më të madhe për sundimin e tij dy dekadash.

27 Qershor 2023, 08:03 Nga a.l
Rebelimi i 'Wagner'/ Putin akuza ndaj Perëndimit: Duan që
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të hënën Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë se duan që rusët të vrasin njëri-tjetrin pas revoltës nga mercenarët e grupit Wagner.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit që kur rebelët u tërhoqën, Putin tha se ai kishte lëshuar urdhra për të shmangur gjakderdhjen dhe kishte dhënë amnisti për luftëtarët e Wagnerit, rebelimi i të cilëve shërbeu si një nga sfidat më të mëdha për sundimin e tij prej dy dekadash, shkruajnë mediat e huaja. 

"Që nga fillimi i ngjarjeve, me urdhërin tim u ndërmorën hapa për të shmangur gjakderdhjen në shkallë të gjerë," tha Putin në një fjalim televiziv, duke falënderuar rusët për "patriotizmin" e tyre. 

"Ishte pikërisht kjo vëllavrasje që dëshironin armiqtë e Rusisë: si neo-nazistët në Kiev, ashtu edhe klientët e tyre perëndimorë, dhe lloj-lloj tradhtarësh kombëtarë. Ata donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin," tha Putin.

Putin falënderoi gjithashtu zyrtarët e tij të sigurisë për punën e tyre gjatë rebelimit të armatosur në një takim me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, një objektiv kryesor i rebelimit.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll