Bota

ATENTAT 48-vjeçarit të 'nivelit të lartë të krimit' në Australi, tronditen banorët: Këtu s'ndodh asgjë

Burri u gjet i vdekur në makinën e tij, në një parking.

27 Qershor 2023, 07:51 Nga A.B
ATENTAT 48-vjeçarit të 'nivelit të lartë të
Foto ilustruese

AUSTRALI- Një person, shumë i njohur në botën e krimit në Australi është vrarë nga persona të armatosur këtë mëngjes në periferinë e njohur të Sidneit, Bodai. Policia rrethoi zonën ku u krye vrasja, në një parking në periferinë komerciale, jo shumë larg plazhit me të njëjtin emër.

Viktima ishte 48 vjeç dhe me “precedentë të rëndë kriminale”. Burri u gjet i vdekur në makinën e tij, u tha gazetarëve Danny Doherty, një oficer policie. 

"Ne besojmë se ishte një sulm i synuar nga njerëz të armatosur (kundër) një figure të nivelit të lartë në krimin e organizuar," shtoi ai.

Aktorja dhe kërcimtarja Olivia Scanlan, tha se ishte "tronditur" nga vrasja në periferi zakonisht të qetë, popullore nga sërfistët dhe shëtitësit.

“Miqtë më vizitojnë dhe më thonë ‘Australia është një ëndërr’. Ata mendojnë se është kaq e sigurt, është kaq e ndryshme nga atdheu i tyre. Mund të ecësh natën dhe të kesh përshtypjen se asgjë nuk do të ndodhë”.

Australia, një vend me 25 milionë banorë, ka një treg droge që është ndër më fitimprurësit në botë. Çmimet e shitjes në rrugë janë shumë më të larta se në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Në vitin 2019-2020, më e fundit për të cilën ka të dhëna, u sekuestruan 39 ton drogë dhe policia bëri 166.321 arrestime./Dosja.al

vrasje ne australi

Sondazh

Poll