Politike

'Siguria'/ Kontrollet në kampin e MEK, Xhaferaj: Kanë ardhur në Shqipëri për t’u mbrojtur, jo të vriten nga policia

Xhaferaj tha se anëtarët e MEK kanë ardhur në vendin tonë për t’u mbrojtur dhe jo të vriten nga policia.

20 Qershor 2023, 15:41 Nga A.B
'Siguria'/ Kontrollet në kampin e MEK, Xhaferaj: Kanë ardhur
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj nga Komisioni i Sigurisë ka komentuar kontrollet e policisë së Shtetit në kampin e MEK në Manëz, Durrës. Xhaferaj tha se anëtarët e MEK kanë ardhur në vendin tonë për t’u mbrojtur dhe jo të vriten nga policia, ku bëri thirrje që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë shpjegime në komision në lidhje me situatën.

Nuk po sigurojmë dot jetën e atyre që i kemi marrë për të mbrojtur. Aty ka ndodhur një gjendje shumë e rëndë, kanë ardhur për t’u mbrojtur nga qeveria e Shqipërisë jo të vriten nga policia. Ky është kodi i mikpritjes, zbatimi i ligjit, kemi një marrëveshje dhe ata kanë ardhur këtu për t’u mbrojtur. Kanë ardhur në respekt të një kërkese nga SHBA, ministri i Brendshëm nesër të vijë dhe të japë shpjegime ndryshe kthehemi në një komision ordiner”, tha Xhaferaj.

aksioni ne mek

Sondazh

Poll