Politike

Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e kryetarit, Açka: Nuk e kemi luksin që të largohet asnjë anëtar i partisë

Açka paralajmëroi se ky këshill do të marrë vendime të tjera të rëndësishme. 

20 Qershor 2023, 15:00 Nga A.B
Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e kryetarit, Açka:
Flutura Acka

TIRANË- Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka theksoi se do të garantohet një proces transparent që do i japë kësaj force politike një kryetar dinjitoz. Ajo tha se deri më tani janë zgjedhur 8 anëtarët të Komisionit Zgjedhor. Po ashtu, ajo paralajmëroi se ky këshill do të marrë vendime të tjera të rëndësishme. 

“Zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit Zgjedhor. Procesi të mos ndalet por të vazhdojnë, të gjitha strukturat do të garantojnë proces transparent. Do i japë PD një kryetar dinjitoz. Është një këshill në funksion dhe do të marrë vendime të tjera të rëndësishme”, tha ajo.

E pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar. Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.

flutura acka mbledhja e pd

Sondazh

Poll