Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga PD/ Emërohen anëtarët e Komisionit të Apelimit

Ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni është Flutura Açka.

20 Qershor 2023, 13:53 Nga DOSJA

 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga PD/ Emërohen anëtarët
PD

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Partia Demokratike e vulës ka emëruar sot anëtarët për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës. Mësohet se sot u emëruan si anëtarë Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli dhe Rezart Kthupi. Ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni është Flutura Açka. 

Njoftimi:

Në mbështetje të 45, dhe 54, pika 1 të Statutit të PDSH-së, për të garantuar funksionimin e strukturave të parashikuara në Statutin e Partisë Demokratike, Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si i vetmi organ statutor që ka tagrin e shqyrtimit të ankimeve ndaj akteve të organeve drejtuese të Partisë, dhe interpretimin final të dispozitave statutore

VENDOSI:

1. Emërimin e anëtarëve për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës si vijon:
- Artan Murrizi, Anëtar
- Marinela Ziu, Anëtar
- Edlira Devolli, Anëtar
- Rezart Kthupi, Anëtar
2. Përbërja e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës i është:
- Flutura Açka, Kryetar
- Artan Murrizi, Anëtar
- Marinela Ziu, Anëtar
- Edlira Devolli, Anëtar
- Rezart Kthupi, Anëtar
3. Ky Komsionin fillon punën menjëherë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sondazh

Poll